Individët të cilët kanë të paktën 12 muaj të punësuar dhe që ndërpresin marrëdhëniet e punës, kanë të drejtë të përfitojnë pagesë papunësie. Kjo pagesë, varion në bazë të kohëzgjatjes që ka në punë një person i caktuar, ku përfitimi është 3 muaj për një vit pune, 6 muaj për 3 vite punë dhe 12 muaj për më shumë se 5 vite kontribute të derdhura në sigurimet shoqërore.
Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave, shpenzimet e buxhetit të shtetit për pagesën e papunësisë kanë arritur në 475 milionë lekë, apo 53 % e fondit total të programuar për 2023-shin. Në skemën e pagesës së papunësisë gjatë periudhës 12-mujore kanë hyrë mesatarisht 418 përfitues çdo muaj, ku peshën specifike më të madhe e zënë personat që vijnë nga zvogëlimi i aktivitetit ose prishje e kontratave të punës.
Mbi 55 vjeç për gratë dhe mbi 60 vjeç për burrat, janë dy grupmosha vazhdojnë të zënë dhe numrin më të madh të përfituesve të së ardhurës nga papunësia në total.












