Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e PS me ‘bumin turistik’ të këtij viti.
Kreu i qeverisë, i cili ka paralajmëruar edhe ndryshimet në qeveri tha se rruga për Shqipërinë 2030 është ende e përpjetë ndërsa sfidat janë tepër të mëdha. Rama është shprehur krenar për rrugën që ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve që ka qenë në krye të qeverisjes së vendit, pra për rreth 10 vite. Kreu i qeverisë ka renditur me krenari shifrat për rritjen e madhe të turistëve në vendin tonë.
“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, është në një nivel të ri. Të kuptohemi drejt qysh në fillim, ky është një fillim i ri nga një nivel i ri. Rruga drejt Shqipëria 2030 është e përpjetë, sfidat janë më të mëdha. Shqipëria e 10 viteve më parë kishte po këto dete, male, lumenj nga Thethi në Konispol, por nuk ishte një destinacion turistik evopiane. Aeroporti i Tiranës gati njësoj apo më shumë sesa aeroporti i Beogradit. Kush mund ta imagjinonte këtë 10 vite më parë. Kur në kryeqendrën e Jugosllavisë uleshin turistë nga tërë Europa në Rinas zbrisnin një grup ‘masrianës’. Kemi 6 fushuar numrin pasagjereve në aeroportin e Tiranës. Është fantastike. Janë mbi 200 mijë fluturime në ditë që e mbajnë hapur aeroportin për të shërbyer gjatë gjithë këtij sezoni që ende nuk ka mbaruar”, tha Rama.











