Pas rreth katër orësh nga mbyllja e qendrave të votimit, mesnatën e sotme ka nisur numërimi i fletëve të votimit në garën për kryetarin e ri të bashkisë së Kukësit.
Deri në këto momente janë numëruar 6 kuti votimi ku kryeson bindshëm kandidati socialist, Albert Halili përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.
Kur janë numëruar 6 kuti nga 74 në total, kandidati i PS Albert Halili momentalisht ka një diferencë prej 104 votash krahasuar me kandidatin e Berishës dhe Metës.
Këto janë rezultatet e minutës së fundit, sipas KQZ (numërohen 6 kutitë e para):
1- Albert Halili (PS) – 685 vota
2- Emri Vata (BF) – 581 vota












