Ndërsa vazhdon numërimi i votave për bashkinë e Kukësit, ka dalë edhe rezultati për 12 kutitë e para të numëruara.
Numerimi po ecen me ritem te larte dhe pritet që maksimalisht deri paraditen e nesërme të jepet rezultati përfundimtar i ketyre zgjedhjeve të pjesëshme në Kukës.
Deri në këto momente janë numëruar 12 kutitë e para nga 74 qe janë ne total. Ajo që vihet re është fakti që kandidati i PS, Albert Halili po thellon diferencën e votave ndaj rivalit nga koalicioni Meta-Berisha, Emri Vata. Momentalisht kandidati socialist ka 405 vota më shume se rivali i tij.
Këto janë rezultatet e minutës së fundit, sipas KQZ (numërohen 12 nga 74 kuti):
1- Albert Halili (PS) – 1.491 vota
2- Emri Vata (BF) – 1.086 vota












