Në Bashkinë e Kukësit ka përfunduar procesi i numërimit të votave, ku kandidati socialist Albert Halilaj u shpall fitues me 5594 vota më shumë se kundershtari i tij Emri Vata.
Në 74 kuti të numëruara nga 74 që janë në total, rezulton se Albert Halilaj i Partisë Socialiste ka grumbulluar 13.025 vota, ndërsa Emri Vata, kandidati opozitar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 7.431 vota. Pjesëmarrja në këto zgjedhje në Bashkinë e Kukësit ishte 45.63%.
Një fitore spektakolare e socialistëve në Kukës, madje këtë herë rezultati ishte akoma edhe më i thellë krahasuar me fitoren e Gjicit më 14 maj.
Mos vallë Berisha-Meta do vazhdojne “zakonin e vjetër” me pretendimin se Edi Rama i ka vjedhur votat?! Tashmë është e qartë si “drita e djellit” dhe deputetët demokratë duhet t’i kërkojnë “llogari” dhe ta largojnë Berishën i cili as Kukësin nuk e fitoi dot dhe po e çon PD-në drejt “gremines”.












