Ashtu siç pritej kandidati i Berishës, Emri Vata ka befasuar me reagimin pasi nuk njeh dështimin dhe “shuplakën e popullit”, pavarësisht se ai humbi me mbi 5 mijë vota më pak krahasuar me kandidatin e PS, Albert Halilaj i cili mori besimin e qytetarëve kuksianë.
Pavarësisht dështimit katastrofë, kandidati i Berishës vazhdon të justifikojë humbjen e thellë me argumenta qesharake, pasi sipas tij, mazhoranca e Edi Ramë fitoi për shkak se i bleu votat.
Por realiteti është krejt ndryshe pasi sa më shumë që e bëjnë për ‘budalla popullin’ aq më thellë humb opozita e drejtuar nga dyshja Meta-Berisha.
“Përsëritja e asaj që të gjithë bashkë e kemi parë me sy është e panevojshme. Dua të theksoj se vetëm në pushtetin e Edi Ramës skandalet politike, morale dhe shoqërore nuk reflektohen në rezultat, por e thellojnë atë në favor të shkelësve. Patronazhistët dhe super-ministrat ishin në Kukës me torbën plot, të lekëve dhe premtimeve, por tabloja e Kukësit të zbrazur në 10 vitet e pushtetit të tyre flet pa pasë nevojë për dorëzanë. Rezultati i zgjedhjeve, me gjithë deformimet, presionin, shitblerjet e votës, krimin shtetëror duhet lexuar me kujdes”, shkruan nder te tjera Vata.












