Deputeti socialist, Erion Braçe ka bërë përgjegjës autoritetet serbe për sulmin terrorist të ndodhur në veriun e Kosovës.
Braçe i bën thirrje ndërkombëtarëve se Kosova është në një rrezik të madh pasi Serbia po cënon sigurinë e një shteti sovran.
“Kosova ESHTE PRANE NJE RREZIKU TE MADH! Konfirmimi i qarte i kriminelit serb MILAN RADOJIÇIÇ ne krye te KOMANDOS TERRORISTE ne Banjske; Shpallja e DITES SE ZISE nga qeveria e Serbise ne nder te krimineleve te vrare gjate sulmit me arme ne Zvecan; DESHMOJNE PER RREZIKUN E MADH! Kjo DESHMON SE SERBIA JO VETEM QE FINANCON TERRORIZMIN E SULMET E ARMATOSURA TE KRIMINELEVE SERBE NE KOSOVE, POR DETYRON NJE VEND TE TERE TE MBAJ ZI PER TERRORIZMIN E TERRORISTET! Tani eshte e qarte si drita e diellit! Ky eshte fashizmi i ri serb ne mes te Evropes dhe ky nuk duhet falur nga cilido ne EVROPE” shkruan Erion Braçe.












