Ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka bërë thirrje për të mbështetur SPAK-un, pasi sipas ish-ministres, sot Drejtësia e re po jep rezultatet e para.
Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, deputetja Socialiste shkruan se prokurorë të ndryshëm çdo ditë marrin kërcënime në vendin tonë.
“Sot më shumë se kurrë, prokurorët e SPAK kanë nevojë për mbështetje! Teksa dëgjon kërcënime me jetë që marrin prokurorët, kupton mjaft mirë se sistemi i ri i drejtësisë që është ngritur është përgjigja e duhur ndaj krimit dhe veçanërisht ndaj krimit të organizuar”, shkruan Etilda Gjonaj.












