Avokati Idajet Beqiri komentoi dosjen e kompleksit “Partizani”, për të cilën u caktua masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për Sali Berishën, si dhe u arrestua dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Avokati tha se në momentin që Berisha do të thirret në Gjykatë për rivlerësimin e masës së sigurisë ai duhet të shkojë patjetër, pasi mund t’i caktohet një masë më e rëndë sigurie.
“Berisha do jetë me se s’bën sot në Gjykatë se po nuk shkoi merret masë tjetër sigurie. Do vejë se s’bën. Masa e sigurimit ka afat, nuk është e njëjta me masën e arrestit. Kur jepet masa e arrestit është afati 72-orë, të cilin nuk mund ta tejkalosh. Po e tejkalove duhet ta lirosh personin. Për “Detyrim paraqitje” apo “Garanci pasurore”, kjo nuk lidhet me afat, mund ta thërrasin dhe nesër ose pasnesër”, tha Beqiri.












