Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë zbritur sërish në terren dhe po sekuestrojnë pronat e Jamarbër Malltezit, i cili është në burg për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Ditën e sotme OPGJ ka mbërritur në ambientet e ish-kompleksit Partizani për të sekuestruar pronat dhe apartamentet në pronësi të Malltezit.
Ditën e djeshme, Gjykata vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezi, ndërsa Sali Berisha është thirrur këtë të mërkurë në orën 14:00 për t’u marrë në pyetje nga Gjykata e Posaçme.
Në total janë 16 pasuri të paluajtshme që i janë sekuestruar Malltezit. Gjithashtu 6 llogari bankare (në euro, dollarë dhe lekë) si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të tij në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave).












