Deputeti i PD, Flamur Noka ka komentuar hetimet e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Duke e quajtur “të padrejtë” hetimin e SPAK-ut, Noka tha se demokratët do bëjnë gjithçka për të mbrojtur Berishën, pasi sipas tij, dosja ndaj Saliut është politike.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur rendin demokratike, për të mbrojtur kushtetutën dhe kushtetutshmërinë e këtij vendi. Pasi dosja që u montua kundër Sali Berishës është e gjitha një dosje politike, ku regjimi kërkon t’i bëjë gjyqin qeverisjes së Partisë Demokratike dhe nuk ka asnjë bazë ligjore, nuk cilësohet asnjë shkelje e një neni të vetë, të kodit të procedurës penale. Është thjesht dosje politike dhe gjyq politik. Ne jemi të vendosur të mbrojmë, opozitën, republikën parlamentare, vlerat dhe interesin kombëtar që janë më të rrezikuara se kurrë”, tha Flamur Noka












