Prej orës 10:00 në Kryesinë e Kuvendit po zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. I pranishëm në këtë mbledhje është edhe kryeministri Edi Rama.
Në fokus të diskutimit është buxheti dhe koordinimi i punës në Komisione, ku dhe kërkohet pjesëmarrje serioze dhe angazhim i shtuar nga deputetët që janë pjesë e tyre. Pjesë e diskutimit ka patur edhe sa i takon situatës politike në vend, në një kohë kur opozita ka shkaktuar kaos dhe rrëmujë gjatë zhvillimit të seancave. Por socialistët mbeten të palëkundur për të vijuar normalisht punën.
“Ne vazhdojmë të respektojmë rregulloren, ata të vijojnë punën e tyre. Për çdo situatë të krijuar duhet që PS të jetë e unifikuar në qëndrim”, mësohet të jetë shprehur Rama.
Burime të “Tirananews”, bëjnë të ditur se Kongresi i Partisë Socialiste, i parashikuar për t’u zhvilluar në 4 nëntor, do të shtyhet në javën e parë të dhjetorit.












