Në media është përfolur se Ilir Meta (pa imunitet) është “arratisur” pasi SPAK po bën gati urdhër arrestin ndaj tij.
Meta po hetohet nga SPAK për dy çështje, burimin e shumave të mëdha që janë përdorur nga LSI për lobim dhe veçanërisht për aferën CEZ-DIA.
Për këtë çështje, ka folur në emisionin “Shqipëria LIVE” anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Faik Basha i cili ka deklaruar se Ilir Meta ka udhëtuar jashtë shtetit për arsye personale por nuk bëhet fjalë për arratisje.
“Ne kemi qenë në një aktivitet në Jalë që e bën Partia e Lirisë. Këtë herë thanë që është arratisur. Gjatë këtyre ditëve ka qenë edhe jashtë për arsyet e tija personale. Është gjë tjetër kur arratiset. Sa i përket komunikimit me Berishën, ata janë dy drejtuaes koalicioni dhe nuk kanë nevojë të flasin çdo ditë. Nuk e frikëson asnjë njeri. Ilir Meta nuk ka frikë, është një nga politikanët më të vjetër në vend. Nuk largohet Ilir Meta, unë e njoh se kush është Ilir Meta” – tha Faik Basha.












