Autostrada e “kategorisë A”, Thumanë-Kashar hapet për qarkullimin e mjeteve ditën e diel (30 qershor), në orën 19:00.
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, ndau në rrjete sociale pamje nga autostrada e re Thumanë-Kashar, teksa shkroi: “Thumane – Kashar from the Air. Part 3”.
Balluku falënderoi Alket Islamin për videon që, siç tha ministrja, “tregon punën e jashtëzakonshme që është bërë vetëm në 15 muaj, për të qenë gati”.
Autostrada Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 km/h, duke ofruar gjithashtu kushte të larta sigurie. Hapja e këtij aksi për qarkullimin e automjeteve do të lehtësojë ndjeshëm fluksin e trafikut. KETU SHIKO VIDEO-n:












