Pas shumë ditësh “përvëluese”, të nxehtit afrikan në Shqipëri po i vjen fundi.
Meteorologët parashikojnë që me temperatura të larta do të shoqërohet dita e enjte dhe e premte, kurse në fundjavë presim që temperaturat të bien 4-5 gradë Celcius. Sinoptikania Besa Sherollari ka paralajmëruar se ditën e premte në disa zona mund të ketë rrebeshe shiu.
“Termometri sot shënon 41 gradë në vendet e ulta, kurse nata jo më pak se 27 grade celcius. Lagështira e madhe ka bërë të ndihet më shumë vapa. Vala e të nxehtit afrikan në Shqipëri pritet të marrë fund ditën e shtunë. Do të këtë vranësira kryesisht në zona malore të cilat mund të shkaktojnë reshje madje në forme rrebeshi. Duke nisur nga dita e shtunë temperaturat do të bien 4-5 gradë Celcius”, tha Besa Sherollari nga Shërbmi Meteorologjik Ushtarak.












