Në një kohë kur në disa qytete të Shqipërisë janë përfshirë nga temperatura të larta, disa zona bregdetare në jug të vendit janë përfshirë nga reshje të dendura shiu.
Prej më shumë se 30 minutash në jug të vendit kanë nisur një stuhi e madhe shiu duke bërë që edhe pushuesit të largohen nga plazhi. Gjithashtu gjatë mesditës së sotme reshje shiu me intensitet të lartë ka pasur edhe në disa zona të Shkodrës.
Sipas raportimit në media, edhe veriu i vendit zona pranë Tunelit të Kalimashit është përfshirë nga reshje shiu të rrëmbyera duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. KETU SHIKO VIDEO-n:












