Rajmonda Nika, gruaja e Aleks Nikës, një nga 4 protestuesit e vrarë më ’21 janar’, ka dëshmuar për më shumë se 3 orë në SPAK.
“Dhashë fakte të reja, por nuk mund t’i bej publike. Audio regjistrimin do e dorëzojmë një herë tjetër”, tha ajo për mediat.
Ndërsa xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika nisi të merrej në pyetje në orën 12:00 brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK. Alfred Shehu është prokurori i SPAK i cili do të hetojë çështjen e 21 janarit.
Kujtojmë që ishte Gjykata e Lartë ajo që urdhëroi Prokurorinë e Posaçme të regjistronte procedimin, pas vendimit së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.












