Koncesioni për “pullat fiskale” dhe “koncesioni i markimit të karburanteve” janë drejt mbylljes së koncensioneve dhe sherbimi do t’i kalojnë shtetit që do vendosë vetë çmimet e pullave fiskale nga 1 Janari 2025, ndërsa për markimin e karburanteve, afati përfundon më 1 Gusht.
Përfundimi i këtij koncesioni të fundit rrit shpresat se çmimi i naftës dhe karburanteve të tjera në Shqipëri do të ulet, pasi nuk do të jetë më nevoja e taksimit të çdo litri karburant që hyn në vendin tonë dhe që çmimin fundor e paguan qytetari.
“Në gusht të këtij viti, pra muajin tjetër, përfundon koncesioni i markimit të karburanteve dhe shërbimi kalon tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Në momentin që ky koncesion do të përfundojë, ne kemi vendosur që edhe tarifa e aplikuar nga koncesionari të hiqet“, tha ministri Ervin Mete.
Markimi, konsiston në hedhjen e një pigmenti identifikues te karburantit i importuar para se ai të shitej në treg, me synimin e identifikimit se sa prej naftës së tregtuar ishte e përzierë me karburant të pa-zhdoganuar u dha si koncesion në kohën që vendi qeverisej nga Partia Demokratike.












