Kryeministri i vendit Edi Rama ndau me ndjekësit në Facebook disa foto nga Porti i Durrësit që shihet plot me makina udhëtarësh.
Rama thotë se vetëm sot në mëngjes në Durrës kanë mbërritur nga Italia 4150 udhëtarë dhe 1350 makina. Shqipëria ka hyrë në “pikun” e sezonit turistik, ku deri në fund të vitit pritet të mbërrijnë rreth 14 milionë turistë.
“Sot në Portin e Durrësit! Numri i pasagjerëve të mbërritur nga Italia vetëm në mëngjes ishte 4150 dhe 1350 autovetura!”, shkruan Rama.












