Konsumi i karburantit është rritur këtë vit në vendin tonë.
Nga janari deri në gusht, doganat raportojnë për 381 mijë tonë naftë dhe benzinë të blerë nga konsumatorët, sasi kjo rreth 20 mijë tone më e madhe se 7-mujori i vitit 2023.
Rritja përkon me shtimin e makinave në rrugë dhe përdorimin masiv të mjeteve që përdoren përkohësisht nga turistët, në bizneset me logo “makina me qira”. Me këtë ecuri, pritet që viti të mbyllet me 700 mijë tonë karburant të konsumuar.
Po ashtu po punohet me kryqëzimin e të dhënave mes sistemeve doganore dhe atyre tatimore, në mënyrë që të shmanget evazioni fiskal.












