Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Lushnjë-Berat ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”.
Burime për mediat bëjnë me dije se si pasojë e kësaj përplasje kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit pasi ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me këtë aksident. Priten më tepër detaje në vijim.












