Meteorologu Hakil Osmani tregoi se temperaturat në fund të Gushtit do të arrijnë maksimalisht deri në 36 gradë Celcius.
Sipas parashikimeve të motit, nga e mërkura dhe në vijim, pritet të ketë një rënie të lehtë të temperaturave, ndërsa të enjten dhe të premten pritet që të ketë edhe reshje shiu në disa zona.
“Duke filluar nga e mërkura dhe në vijim, kemi rënie graduale të temperaturave me maksimume që të enjten dhe të premten 35 gradë ndërsa fundjava do të sjellë rritje të lehtë, me maksimume në rreth 36 gradë. Kushtet atmosferike të hënën do të ketë mbizotërim të motit të qëndrueshëm dhe pasditja sjell kalime vranësirash në zonat juglindore dhe jugore, ku herë pas here dhe rrebeshe. E marta dhe e mërkura do të jetë me mot të qëndrueshëm, me dominim të kthjellimeve. E enjtja dhe e premtja shton vranësirat në territor dhe në gjysmën lindore krijohet mundësia për reshje shiu. Fundjava ka sinjale që të sjellë përmirësim të motit“, tha meteorologu.












