Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës vendi ynë parashikohet të jetë i gjithi nën dominimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës shfaq vranësirat në të gjithë Shqipërinë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Pritet që gjatë orëve të pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme në zonat jug-lindore duke krijuar mundësi për reshje shiu.
Reshjet e shiut do të përfshijnë jug-lindjen e vendit, kryesisht në qytete si: Korça, Pogradeci, Erseka, Devolli dhe zonat përreth. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijojë të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C vlera minimale deri në 38°C vlera maksimale.












