Monedha europiane shënoi nivelin më të ulët historik të regjistruar gjatë muajit gusht.
Nga të dhënat në kursin e këmbimit euro humbi 0.49% pikë kundrejt lekut gjatë muajit gusht. Në bazë të dhënave të Bankës së Shqipërisë euro e mbylli muajin në vlerën e 99.65 Lekëve.
Agjentët e kursit të këmbimit presin që monedha europiane të qëndroj rreth këtij niveli duke përcaktuar një normalitet të ri. Kjo e nxitur nga flukset turistike në vend si dhe prurjet nga remitancat. Po ashtu të tjerë faktor që kanë ndikuar në shtimin e valutës në treg janë edhe investimet e huaja dhe shitja e pasurive të paluajtshme.
Për të mbajtur të stabilizuar kursin e kembimit euro – leke, Banka e Shqipërisë rriti sasinë e eurove që do të blejë në treg për arsye të rritjes së rezervës. Për këtë vit parashikohet që nga tregu të tërhiqet 250-330 milionë euro.












