Policia Rrugore e Tiranës ka njoftuar vendosjen e radarëve për monitorimin e shpejtësisë së drejtuesve të mjeteve në rrugët e kryeqytetit.
Përmes një njoftimi për media, Policia u bën apel drejtuesve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor pasi do të jenë nën monitorimin e radarëve.
Sipas policisë, vendosja e radarëve bëhet me qëllim krijimin e një mjedisi më të sigurt në rrugë për të mbrojtur jetën e qytetarëve.
“Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë. Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë“, njofton policia.












