Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano është shtruar sërish në spital.
Lideri historik i PS-së prej disa ditësh ndodhet në një spital në Tiranë. Shkak për shtrimin e Nanos është bërë thyerja e këmbës. Ende nuk dihet si paraqitet shëndeti i 71-vjeçarit, por ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Pas ekzaminimeve të kryera nga ekipi i mjekëve, ditën e enjte Nano pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Gati një vit më parë, ish-kryeministri ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kaloi një kohë të gjatë në spital. Ai qëndroi disa javë në intubim për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkëri.












