Më pak kërkesa për blerje apartamentesh, por më të larta vlerat e transakisoneve. Në këtë mënyrë mund të përkufizohet situata aktuale e tregut imobiliar në zonën e Durrësit.
Agjentët e shitjeve, tregojnë arsyet e kësaj situate që ka çuar deri në çmime të paimagjinueshme për një metër katror ndërtim.
“Kërkesa ka, por jemi 5-10% më ulët sesa viti i kaluar. Normalisht ka ndikuar rritja e çmimeve dhe vonesa e rivlerësimit. Zonat me kërkesën më të lartë vazhdojnë të jenë zona e Vollgës dhe ajo e plazhit. Janë rritur sidomos çmimet e apartamenteve që kanë pamje ballore me detit, kanë shkuar edhe 2000 euro metri katror”, thotë për A2 CNN Florian Tahiri, agjent imobiliar.
Por cilët janë ata që janë të interesuar më së shumti për të blerë pronat në Durrës dhe veçanërisht pranë vijës bregdetare? Të parët kemi emigrantët shqiptarë, të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Diasporës. Ndërsa nga të huajt kemi klientë italianë, polakë, çekë dhe që mbas luftës kanë filluar rusët e ukrainasit.












