Komisioni i Posaçëm ka dorëzuar tre emrat për postin e kryepolicit. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, i kanë vajtur 3 emrat për Drejtorin e Përgjithshëm.
Mësohet se Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Altin Mena, janë tre kandidatët të cilët kanë arritur të sigurojnë pikët maksimale, nga 100 pika që ka gara. Gjithashtu mësohet se do të jetë kryeministri Edi Rama i cili ditën e sotme pritet të hedhë firmën e tij mbi emrin e drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit, për të zëvendësuar në këtë post Muhamet Rrumbullakun.
–Neritan Nallbati: Mban detyrën e Drejtorit të Departamentit për Policinë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit,nga data 01.08.2022.
–Skënder Hita: Aktualisht mban postin e kreut të Policisë së Durrësit.
–Altin Mena: Aktualisht nëndrejtor i Policisë së Lezhës, ish-nëndrejtor për Hetimin e Krimit Rendin dhe Sigurinë në Lezhë më 2023, ish-shef i Policisë Rrugore Lezhë më 2018, shef i Komisariatit Berat më 2022.












