Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Minsitrave është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve të Shqipërisë.
Në këtë pozicion është emëruar Ilir Binaj i cili zëvendëson në këtë detyrë Elidjana Celajn e cila ishte e komanduar pas dorëheqjes së Ceno Klosit.
“Me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave. VENDOSI: Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.












