Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama sot në Selanik ku tha se “Vorio Epiri është një term i vdekur”.
Ministria e Jashtme Greke në reagim kërkon respektim të të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri, si kusht për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Më tej, Ministria e Jashtme kërkon respektim të të drejtave të minoritetit etnik grek në Shqipëri, si kusht për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Historia nuk skadon dhe mban gjallë kërkesën për respektimin e plotë, nga ana e Shqipërisë, të të drejtave të minoritetit etnik grek. Ky përbën një kusht eksplicit për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, sipas qëndrimit unanim të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të datës 11 tetor 2024”, thuhet në deklaratë.












