Në superstradën Tiranë-Durrës janë realizuar afro 25% e punimeve fizike të fazës së parë.
Zgjerimi i këtij aksi, i cili lidh kryeqytetin me Durrësin dhe që përpunon një numër të lartë të automjeteve gjatë gjithë vitit, parashikon shtimin e dy korsive të tjera kalimi, duke e sjellë të gjithë rrugën në parametrat e Kategorisë A.
“Kemi 6 kilometra, nga mbikalimi i ‘Casa Italia’ deri tek mbikalimi i Kasharit, të cilat zgjerohen për ta çuar këtë autostradë në një autostradë të kategorisë A. Puna jonë konsiston në këto momente në shtimin e dy korsive në secilën karrexhatë. Kemi 3.75 metra korsinë dhe në krahun tjetër dhe pastaj kemi dhe korsitë e emergjencave nga 3 metra secila. Shpresojmë që, jo vetëm të dorëzohet në afat, por edhe para afatit. Duket që gjithçka po ecën mirë. Nuk kemi problematika me trafikun. Unë jam e sigurtë që drejtuesit e automjeteve do tregonin mirëkuptim, por në çdo rast është menaxhuar shumë mirë nga ARRSH-ja dhe nga kontraktorët”, tha Balluku.












