Një situatë e pazakontë paniku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fluturimin Bari-Tiranë.
Media e njohur italiane “La Repubblica” raporton se piloti i avionit, pas disa tentativave, vendosi të mos ulet në aerportin e Rinasit për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe i ktheu pasagjerët sërish në Bari, pasi i njoftoi mbi vështirësitë për shkak se avioni kishte pak karburant.
Por pas shumë përpjekjesh dhe një kalvari të gjatë vuajtje dhe vonesash, të gjithë pasagjerët që duhej të mbërrinin në Shqipëri para orës 11:00, fatmirësisht kanë mbërritur pasditen e sotme në Tiranë.












