Tashmë nuk ka më dyshime: Ismajli dhe Kumbulla nuk do të nisin si titullarë sfidën kundër Anglisë.
Ajeti-Gjimshiti do të jetë dyshja në qendër të mbrojtjes kuqezi mbrëmjen e sotme kundër “3 luanëve” në “Uembli”.
Stafi i kombëtares është munduar deri në momentet e fundit që të rikuperojë Ismajlin, por pasi kanë vlerësuar gjendjen e lojtarit, kanë vendosur që titullarë në mbrojtje të luajë Ajeti. Sa i përket pjesës tjetër të formacionit Balliu dhe Aliji nga krahët plotësojnë 4-en e mbrojtjes përpara portierit Strakosha.
Asllani, Ramadani dhe Laçi do të luajnë në mesfushë, ndërsa Asani dhe Bajrami në krahë. Dilema e vetme mbetet se kush do të jetë titullar në sulm: Manaj apo Uzuni.













