Qeveria Rama ka marrë vendimin FANTASTIK për të falut gjobat e papaguara ndaj qytetarëve dhe bizneseve të vendosura në harkun kohor të 10 viteve të fundit (Janar 2015-nëntor 2024).
Vendimi i marrë më pak se 48 orë nga zgjedhjet e së dielës përfshin të gjitha gjobat për ndërtime pa leje, parkim të gabuar apo tejkalim shpejtësie.
Gjithashtu falen gjobat e vendosura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Fshirja e detyrimeve prek edhe të penalizuarit në muajt e pandemisë Covid-19.
Ky është vendimi i dytë në pak kohë i qeverisë, pas “paqes fiskale” ndaj bizneseve që fal gjobat. Qytetarët do të kenë 30 ditë kohë për të kërkuar fshirjen e gjobave, ndërsa ligji do të mbesë në fuqi për 2 muaj.
Falja e gjobave erdhi si propozimi i 35 deputetëve socialistë, të cilët kërkuan që ligji të kalojë me procedurë të përshpejtuar që muajin janar, por kjo nuk ndodhi.












