Thursday, November 19, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës? Përgjigjet Rama: Bëni ca llogari…

by Rilindje
13/08/2025
in EDI RAMA

Përse Shqipëria nuk disponon avionë zjarrfikës? Kësaj pyetje të bërë së fundmi nga shumë persona nisur edhe nga zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë ditët e fundit, i ka dhënë përgjigje Kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë thotë se përpos faturave ekonomike, situata e rëndë të zjarreve nuk merr zgjidhje përfundimtare nga blerja e avionëve zjarrfikës.

E këtu Rama sjell shembullin e Greqisë që posedon 77 avionë zjarrfikës, por zjarret e fuqishme të ditëve të fundit e kanë gjunjëzuar edhe shtetin fqinj.

“Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë dhe zjarret e ditëve të fundit nuk janë assesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh! Dakord, mirë do ishte t’i kishim, por… Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe, i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje: Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se ç’do vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?! Ja një informacion bazuar në referencat e vetë shtypit grek për Greqinë për shembull: Greqia ka një flotë ajrore totale prej 77 avionësh zjarrfikës; helikopterë janë pakashumë 20; automjete të tjera afërsisht 3,500 dhe zjarrfikëse të të gjitha llojeve e funksioneve. Pra, e thënë thjeshtë. Sa më shumë aq më mirë padiskutim, por prapëseprapë kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet, të cilat janë disa, janë njësoj për të gjithë shtetet që po i vuajnë zjarret këtë sezon (disa shumë më keq se ne meqë ra fjala) dhe janë shumë më komplekse se sa duken kur numëron avionët“, tha Rama.

NGA KATEGORIA

Rama reagon pas natës kritike, Kryeministri jep LAJMIN E MIRË për këto 2 qytete të vendit…
EDI RAMA

Kryeministri Rama siguron familjet Shqiptare: Kjo gjë nuk ndodh, deri në vitin 2029…

18/11/2026
VIDEO/ Rama tallet keq me Berishën: O Sali po të bien pantallonat, po ik tani…
EDI RAMA

VIDEO/ Rama tallet keq me Berishën: O Sali po të bien pantallonat, po ik tani…

18/11/2026
Hapen vende të reja pune në shtet/ Ministria jep njoftimin e rëndësishëm…
EDI RAMA

“25 mijë lekë bursë për studentët e rritje pensionesh”/ Rama prezanton nismat për vitin 2027

18/11/2026
E bujshme/ Rama mungon nesër në Kuvend, së bashku me Albin Kurtin do të nisen drejt…
EDI RAMA

Lidhje historike Shqipëri-Kosovë/ Rama tregon LAJMIN E MADH: Po flas me Kurtin, së shpejti…

17/11/2026
Ministres “Diella” i shtohen forcat dhe puna, Rama zbulon lajmin e fundit: I jepet besim…
EDI RAMA

Ministres “Diella” i shtohen forcat dhe puna, Rama zbulon lajmin e fundit: I jepet besim…

17/11/2026
Samiti Europian/ Rama takim “kokë më kokë” me liderin global, kush e priti kryeministrin…
EDI RAMA

Rama: Nëse e lë vajzën jashtë shtëpisë, mund të dashurohet me ndonjë gangster…

16/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta trajneri i njohur shqiptar…

18/11/2026
Qeveria hap thesin për Policinë e Shtetit! Rritje pagash, sa është shuma që do të përfitojnë efektivët…
AKTUALITET

Qeveria hap thesin për Policinë e Shtetit! Rritje pagash, sa është shuma që do të përfitojnë efektivët…

18/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në kabinetin qeveritar, ja EMRI kush shkarkohet…
POLITIKË

Rama tregon vendimin e qeverisë: Nga 1 janari do të hiqet…

18/11/2026
Rama reagon pas natës kritike, Kryeministri jep LAJMIN E MIRË për këto 2 qytete të vendit…
EDI RAMA

Kryeministri Rama siguron familjet Shqiptare: Kjo gjë nuk ndodh, deri në vitin 2029…

18/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Kush është deputeti i PS që tërhiqet nga gara e “11 Majit”….
POLITIKË

Gjykata e Posaçme e dënon me 3 vite burg ish-kryebashkiakun, kush është socialisti…

18/11/2026
Lajm i MIRË për shoferët, ulen çmimet e naftës dhe benzinës në vend
AKTUALITET

Lajm i MIRË për shoferët, ulen çmimet e naftës dhe benzinës në vend

18/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!