Kryeministri Edi Rama e ka gati për ta hapur zarfin e shumëpritur me emrat e skuadrës së tij të katërt me të cilët do të qeverisë.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama ka vendosur datën 11 shtator, ora 10:00 ne Tirane për anonçimin e ministrave të qeverisë së re.
Kjo do të thotë një ndryshim në traditën e shpalljes së tre kabineteve të shkuara qeverisëse ndodhur përpara mbajtjes së seancës së parë konstituive.
Pra kabineti Rama 4 do të mësohet një ditë pas betimit të deputetëve të rinj dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Askush nga ministrat aktualë nuk e din nëse do të qëndrojë në detyrë.
Së pari do të ulë në tryezën e këshillit të ministrave ministra me profil të lartë teknik kjo në shërbim të procesit të mbylljes te kapitujve të hapur.
Së dyti Edi Rama është kujdesur të ketë në skuadër ministra me sa më pak ngarkesë përballje të mundshme me SPAK gjatë 4 viteve të ardhshme.
Në mbledhjen e kryesisë socialiste të 11 Shtatorit po ashtu do të mësohet se kujt do t’ia besojë Rama postin e zv/kryeministrit, kryetarit të parlamentit dhe kreun e grupit parlamentar.
Ama një gjë është e sigurt. Plot surpriza priten në përbërjen e Rama 4.












