Ethet për skuadrën e mandatit të katërt të Edi Ramës sa vijnë e shtohen.
Në rrethet politike dhe mediatike po lakohen katër kandidatë potencialë për postin e ministrit të Brendshëm: Romina Kuko, Ulsi Manja, Vlora Hyseni dhe Ervin Hoxha, ministri aktual.
Që të katërt, duke mos pasur llogari të hapura me SPAK-un, duket se kanë besimin e kryeministrit Rama për të qenë pjesë e qeverisjes në mandatin e katërt, në vijën e parë.
Gjasat janë për një rinovim drastik dhe reformë të thellë. Disa drejtori do bashkohen dhe ndonjë tjetër mund të fuqizohet në rang ministrie. Reforma në qeverisjen qëndrore pritet t’i paraprijë një reforme tjetër radikale në pushtetin vendore, ku shumë bashki do kthehen në njësi administrative. Pavarësisht emrave dhe pozicioneve, kabineti i mandatit të IV do të pagëzohet si qeveria e anetaresimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.












