Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja ka surprizuar edhe këtë herë duke marrë pjesën në takimin e thirrur nga kryeministri Edi Rama me kryetarët e bashkive të Shqipërisë, me në fokus zhvillimin e turizmit dhe kryesisht atë në zonën bregdetare.
Pavarësisht forcës politike që përfaqëson, Fisnik Qosja është ngritur në lartësinë e detyrës duke vendosur një marrëdhënie të re bashkëpunimi me qeverinë qendrore, për të marrë fonde për qytetarët e tij.
Edi Rama e kërkoi mes turmës dhe kryebashkiaku i Kavajës ishte aty, duke marrë pas një falenderim publik për angazhimin dhe pak humor, si i vetmi demokrat mes socialistëve.
“Shpresoj që në këtë përpjekje të në bashkohet edhe Kavaja demokratike, që uroj t’i ndalojë zhvillimin e mëtejshëm të pallateve në vend të pishave. Ka ardh ai kryetari i Bashkisë së Kavajës këtu?! (Fisnik Qosja ngre dy gishtat lart.) Rrofsh, faleminderit shumë! Hudhrën e paskemi me vete“, u shpreh Rama.












