Saturday, September 20, 2025
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Ky është provimi i madh i shtetit”/ Rama paralajmëron: Opozita të sillet mirë…

by Rilindje
18/09/2025
in EDI RAMA
“Ky është provimi i madh i shtetit”/ Rama paralajmëron: Opozita të sillet mirë…

“Ky mandat i ri është provimi i madh i shtetit. Kohëzgjatja e këtij provimi përkon me kohëzgjatjen e planit ambicioz kombëtar për të ulur Shqipërinë në tryezën e Bashkimit Europian”.

Kështu u shpreh Edi Rama në Parlament, në seancën e votëbesimit të qeverisë së re.

Kryeministri i kërkoi edhe opozitës që nëse sillet mirë, do të ketë “vëmendjen dhe kohën që dëshironi nëse do të harroni përdorimin e trupit, të duarve, të këmbëve si argument dhe të zhurmës dhe rënies me dorë të tavolinave si alternative”.

“Dua t’i them shumicës se jo një mandat, por vite të tëra politike, nuk mjaftojnë për ta shpërblyer besimin e jashtëzakonshëm që shqiptarët na dhanë këtë herë. 83 mandate apo mbi 50% e zgjedhësve në mbështetje janë shifra të një borxhi të jashtëzakonshëm për mandatin e katërt. Borxh që duhet ta marrim përsipër çdo ditë, jo me fjalë, por me një vijë të re sjelljeje, qasje të re vetëkritike, me ide dhe risi në çdo drejtim. Vullnet e energji të reja në çdo hap për suksesin e këtij mandati të ri. Pakicës dua t’i them se nuk është puna jonë çfarë bëni dhe thoni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë dhe në respekt të zgjedhësve tuaj, do të keni vëmendjen tonë dhe kohën që dëshironi nëse do të harroni përdorimin e trupit, të duarve, të këmbëve si argument dhe të zhurmës dhe rënies me dorë të tavolinave si alternativë. Në të kundërt, prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi”, u shpreh Rama.

“Shqipëria 2030 në BE është kryefjala e këtij mandati. Unë nuk do të lexoj të gjithë programin, as nuk do marr kohën e Kuvendit duke prekur me detaje të gjitha fushat, që do i paraqesin një nga një ministrat. Inovacioni dhe inteligjenca artificiale do të jenë dy kuaj strategjikë të betejave tona. Shteti i së drejtës është themeli i anëtarësimit. Konsolidimi i pavarësisë së gjyqësorit është thelbësor. Kodi i ri Penal dhe Kodi i ri Civil janë në proces, si baza të reja të një legjislacioni modern, me standardet më të larta europiane”, shtoi kryeministri.

NGA KATEGORIA

“Kemi firmosur marrëveshje”/ Rama jep lajmin: Për herë të parë, në Shqipëri do të hapim…
EDI RAMA

“Kemi firmosur marrëveshje”/ Rama jep lajmin: Për herë të parë, në Shqipëri do të hapim…

20/09/2025
“Ç’më panë sytë”/ Rama paralajmëron punonjësit e shtetit që “rrinë në karrige”…
EDI RAMA

“Ç’më panë sytë”/ Rama paralajmëron punonjësit e shtetit që “rrinë në karrige”…

19/09/2025
Balluku publikon FOTON dhe shkruan si rrallëherë: Kanë kaluar më shumë se 21 vite nga…
EDI RAMA

Balluku publikon FOTON dhe shkruan si rrallëherë: Kanë kaluar më shumë se 21 vite nga…

19/09/2025
LAJM I FUNDIT/ Rama paralajmëron “shkrirjen” e një tjetër institucioni
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Rama paralajmëron “shkrirjen” e një tjetër institucioni

19/09/2025
E FUNDIT/ Kabineti qeveritar niset drejt Kryeministrisë, Rama me 16 ministrat ecin në…
EDI RAMA

E FUNDIT/ Kabineti qeveritar niset drejt Kryeministrisë, Rama me 16 ministrat ecin në…

19/09/2025
Edi Rama “prish” traditën, niset drejt Presidencës për t’u betuar…
EDI RAMA

Edi Rama “prish” traditën, niset drejt Presidencës për t’u betuar…

19/09/2025

LAJMET E FUNDIT:

Premtimi i ministres së re të Shëndetësisë: Do të zgjidh sa më shpejt…
AKTUALITET

Premtimi i ministres së re të Shëndetësisë: Do të zgjidh sa më shpejt…

20/09/2025
“Kemi firmosur marrëveshje”/ Rama jep lajmin: Për herë të parë, në Shqipëri do të hapim…
EDI RAMA

“Kemi firmosur marrëveshje”/ Rama jep lajmin: Për herë të parë, në Shqipëri do të hapim…

20/09/2025
“Legenat e bashkisë na surprizuan”, Bushati: Rama yshti SPAK-un, donte ta hiqte qafe…
TË TJERA

“Legenat e bashkisë na surprizuan”, Bushati: Rama yshti SPAK-un, donte ta hiqte qafe…

20/09/2025
Çfarë shkruan media e madhe “BBC” për “Diellën” në Kuvend: Rama e prezantoi…
BOTA

Çfarë shkruan media e madhe “BBC” për “Diellën” në Kuvend: Rama e prezantoi…

20/09/2025
Bardhi kandidat i PD-së për bashkinë Tiranë? Deputeti tregon çfarë po ndodh
POLITIKË

Bardhi kandidat i PD-së për bashkinë Tiranë? Deputeti tregon çfarë po ndodh

20/09/2025
Socialisti Erion Braçe i nxjerr mesazhin Anuela Ristanit: Arrogante! Hidhi sytë…
POLITIKË

Socialisti Erion Braçe i nxjerr mesazhin Anuela Ristanit: Arrogante! Hidhi sytë…

19/09/2025

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!