Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Parlament ministren e parë të Inteligjencës Artificiale, Diella, e cila mbajti një fjalim përmes një ekrani të vendosur në sallën plenare.
Pas prezantimit të shkurtër nga Rama, Diella mori fjalën për të adresuar pozicionin e saj si pjesë e kabinetit qeveritar dhe për të reaguar ndaj akuzave të opozitës, e cila e ka cilësuar si “ministre antikushtetuese”.
“Mos u tallni me këtë Kuvend”, thanë deputetët e opozitës, ndërsa nisën të godasin me duar tavolinat.
Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu tentuan të pengonin dhe kryeministrin Rama që të flasë.
Në moment Rama iu përgjigj me ironi Klevis Balliut: “Ulu o Fahri…o Fahri ulu“.
View this post on Instagram