Edi Rama së bashku me 16 ministrat e tij të rinj janë nisur drejt Kryeministrisë.
Pas përfundimit të ceremonisë së betimit, Rama së bashku me ministrat janë drejtuar në këmbë drejt Kryeministrisë, aty ku dhe do të mbahet mbledhja e parë qeveritare.
Rama është ai që qëndron në vijën e parë, i shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku si dhe ministrja më jetëgjatë e qeverisë së tij, Mirela Kumbaro.