Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se qeveria do të vijojë me masa të fortë kundër ndërtimeve pa leje dhe abuzimeve me hapësirat urbane.
Kreu i qeverisë theksoi se modeli i Shqipërisë europiane nuk mund të ndërtohet mbi kaosin urban të trashëguar, ku muret rrethuese pa asnjë standard urbanistik janë kthyer në pengesë për zhvillimin e përbashkët të zonave të banuara.
Rama nënvizoi se çdo mur i ndërtuar pa leje, veçanërisht ato të ngritura për qëllime fitimi në resorte, pallate apo godina shumëkatëshe, do të shembet.
“Muret rrethuese janë një problematikë më vete në këtë republikë dhe akti që kemi kaluar përcakton se muret rrethuese do të duhet ti nënshtrohen rregullave tip modeleve tip, nuk mund të jetë dot Shqipëria europiane një vend ku muret rrethuese janë tërsisht pa asnjë sensi të zhvillimit të përbashkët urban, të një lagjeje apo zone, rrugice. Dhe padiskutim që Muret rrethuese pa leje do të duhet ti nënshtrohen korgijimit të adaptohen sipas modeleve tip që do ti vënë në dispozicion bashkitë dhe patjetër që kudo që janë ndërtuar për qëllim fitimi, se ka mure shpish për të cilat do të jetë mirëkuptuese dhe do ti jepet kohë që ti adaptojnë siç duhet. Por çdo mur rrethues i bërë nëpër resorte nëpër pallate godina për qëllim fitimi do të prishet, i bërë pa leje kuptohet, do të shembet”, tha Rama.












