Tirana do të jetë në qendër të vëmendjes përgjatë datave 13 dhe 14 tetor, pasi do të mirëpresë Forumin e Investimeve EU-WB6, një event i rëndësishëm i cili synon që të nxisë bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.
Ky lajm u bë me dije nga vetë kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili mëngjesin e kësaj të premte përmes një postimi në rrjetet sociale, e cilësoi forumin si një moment historik për rajonin.
“Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota”, shkruan Rama.












