Friday, October 16, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

A do i hiqet mandati Belinda Ballukut?! Përgjigjet Rama: Qeveria do vendosë…

by Rilindje
21/12/2025
in POLITIKË
“Shumë e rrezikshme!”/ Rama shpërthen pas pezullimit të Ballukut: Kjo është e hatashme…

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në lidhje me kërkesën e SPAK, për heqjen e imunitetit të të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Rama tha se prokuroria do duhet të priste fundin e gjykimit për një masë, para se të kërkonte një masë tjetër. Sipas tij shteti i të drejtës nuk është shesh as për karshillëk mes pushteteve të pavarura, as për përsheshin e një pushteti në territorin kushtetues të një pushteti tjetër.

Kryeministri tha se nuk ka asnjë gjasë që shumica qeverisëse dhe parlamentare e vendit ta shqyrtojë “kërkesën e ngutur” të prokurorëve, për të autorizuar masa të reja ekstreme.

“Jam shumë kurioz, pse prokurorët që u ngutën me një vrap mbresëlënës t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme, në ditët e fundit, nuk e mbajtën parasysh që si fillim jemi në një çështje ballë për ballë në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar ku Gjykata më e lartë e vendit, duhet të gjykojë në themel çështjen e masës së pezullimit antidemokratik të një anëtari qeverie me kërkesë prokurorie.

E ngre këtë pyetje sepse në çdo vend, ku drejtësia nuk vrapon, po gjykon, ajo do të priste fundin e gjykimit për një masë, para se të kërkonte një masë tjetër, sepse shteti i të drejtës nuk është shesh as për karshillëk mes pushteteve të pavarura, as për përsheshin e një pushteti në territorin kushtetues të një pushteti tjetër. Sot, nuk e kam përgjigjen, por do të vazhdoj të lexoj, do vazhdoj të mësoj dhe do të vazhdoj të bëj të gjithë përpjekjet e mia që të kuptoj sa më mirë nga analiza e thelluar e simptomave të brutalitetit në ushtrimin e pushtetit gjyqësor, e me siguri do ta kem në kohën e duhur edhe përgjigjen time për sa më lart.

Por në ndërkohë, sikundër është bërë e qartë edhe në Komisionin e Mandateve në Kuvend, nuk ka asnjë gjasë që ne shumica qeverisëse dhe parlamentare e këtij vendi ta shqyrtojmë kërkesën e ngutur të prokurorëve për të autorizuar masa të reja ekstreme, të cilat edhe në dritën e raportit të ekspertëve të Këshillit të Europës, edhe në dritën e raportit të Komisionit të ‘torturave’ të Këshillit të Europës, edhe në dritën e shumëçkaje tjetër janë vërtetë për t’u marrë dhe për t’u gjykuar me shumë qetësi, por jo pa mbaruar njëherë me themel procesi që kemi hapur në Gjykatën Kushtetuese, për masën ekstreme, për masën antidemokratike dhe antikushtetuese të pezullimit nga prokurorët që sikur s’kishte ndodhur dhe s’ka ndodhur asgjë erdhën me vrap të kërkojnë masa të tjera. Drejtësia nuk vrapon, drejtësia gjykon.” tha Rama.

NGA KATEGORIA

E FUNDIT/ SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, ja për çfarë akuzohet ish-ministrja dhe…
POLITIKË

E FUNDIT/ SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, ja për çfarë akuzohet ish-ministrja dhe…

16/10/2026
Plas “shkëndija” në Kamëz/ Zhvillim i papritur që në mëngjes, studentët dhe gjimnazistët bëjnë këtë gjë…
POLITIKË

Del FOTO/ Kush është i vetmi deputet nga PD-ja që pranohet nga turma e studentëve…

15/10/2026
Berisha i kërkon largimin/ Rama “SHPËRTHEN” për protestën: Opozita me plehrat…
POLITIKË

Paralajmërimi! Berisha i drejtohet Ramës: Largohu nga pushteti, mos…

15/10/2026
Pas dorëheqjes/ Berishës i skadon mandati pas 10 muajsh, çfarë pritet…
POLITIKË

Del në “skenë” Saliu/ Berisha i bën thirrje studentëve dhe nxënësve: Mos shkoni në shkolla…

15/10/2026
Edi Rama në heshtje/ Reagon për herë të parë PS për “protestën e zjarrtë”: Kush e…
POLITIKË

Edi Rama në heshtje/ Reagon për herë të parë PS për “protestën e zjarrtë”: Kush e…

14/10/2026
Rama në heshtje/ Çfarë di ministri që s’e thotë?! Reagimi i fortë i Ervin Demos për studentët: Ejani…
POLITIKË

Rama në heshtje/ Çfarë di ministri që s’e thotë?! Reagimi i fortë i Ervin Demos për studentët: Ejani…

14/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

Gjimnazistët gati për “luftë”, shkatërrojnë gjithçka tek Pazari i Ri, asnjë efektiv në rrugë
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla” e studentëve/ Gjykata merr këtë VENDIM për protestuesit e arrestuar…

16/10/2026
E FUNDIT/ SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, ja për çfarë akuzohet ish-ministrja dhe…
POLITIKË

E FUNDIT/ SPAK merr zyrtarisht nën hetim Olta Xhaçkën, ja për çfarë akuzohet ish-ministrja dhe…

16/10/2026
Këshilltari i Donald Trump që erdhi të ndihmonte Sali Berishën, akuzohet për përkrahjen ruse…
AKTUALITET

Këshilltari i Donald Trump që erdhi të ndihmonte Sali Berishën, akuzohet për përkrahjen ruse…

16/10/2026
Policia në limitet e kapaciteteve, eksperti zbulon ç’po ndodh në Tiranë: Kanë porositur…
AKTUALITET

Policia në limitet e kapaciteteve, eksperti zbulon ç’po ndodh në Tiranë: Kanë porositur…

16/10/2026
Pamje të pazakonta! Të shtrirë në tokë dhe të bërë “pilaf”! Gaz Bardhi tregon VIDEO brenda Komisariatit të policisë
AKTUALITET

Pamje të pazakonta! Të shtrirë në tokë dhe të bërë “pilaf”! Gaz Bardhi tregon VIDEO brenda Komisariatit të policisë

16/10/2026
Rama tregon “planin” që po sjell ndryshimin DRASTIK: Në Shqipëri do të…
EDI RAMA

Studentët i kërkojnë dorëheqjen? Rama nuk ndalet, që në mëngjes jep këtë përgjigje…

16/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!