Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri.
Top Channel bën me dije se fëmija ka ardhur nga Anglia dhe ishte i pavaksinuar ndaj fruthit.
Rasti është duke u trajtuar në shërbimin e pediatrisë infektive. ISHP ka kryer hetimin epidemiologjik dhe nuk rezulton të ketë fëmijë të tjerë të infektuar.
Mjekë dhe ekspertë të ISHP bëjnë thirrje për vaksinimin e fëmijëve pasi nuk ekziston “miti” që vaksina e cila kryhet për 1-vjetorin shkakton autizëm.












