Ditën e sotme Ervin Salianji, pritet të organizojë një takim me demokartët e Shkodrës, e kjo me sa duket “ka trembur” Sali Berishën, i cili u ka bërë thirrje që të mos marrin pjesë në foltoret e ish-deputetit.
Tashmë zyrtarët e PD kanë akuzuar Salianjin se takimin e sotëm në Shkodër e organizon Benet Beci me falangat e tij. Në një mesazh dërguar antarëve të PD në Shkodër, i bërë publik nga ReportTv, shkodranëve demokratë u është bërë me dije se ky takim është bërë me një axhendë tërësisht private.
“Sot, duke spekuluar në emër të PD-së, po tentohet të organizohet një takim me një axhendë tërësisht private, pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky takim organizohet nga Benet Beci dhe falanga e tij dhe, për më keq, me mbështetjen edhe të elementëve kriminalë. Dega e PD Shkodër ju bën thirrje ju, si anëtar i degës, të distancoheni, pasi ky takim i shkon për shtat axhendës së Edi Ramës”, thuhet në mesazhin e dërguar demokratëve.












