Një 56-vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë pasi është aksidentuar nga një autobus në zonën e Mulletit, ne periferi të kryeqytetit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Ura e Peshkatarit” teksa këmbësori është përplasur nga autobusi i linjës që shkon në Kërrabë.
“Shtetasi me iniciale N. H (56 vjeç) pasi mbrëmjen e djeshme, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit” autobuzi që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Z. I (46 vjeç) i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.












