Ish-futbollisti i Flamurtarit, Pandeli Opingari ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare pasi u aksidentua në qytetin e Vlorës.
Opingari u përplas të shtunën nga një 22-vjeçar në rrugën “Demokracia” teksa kalonte në vijat e bardha. Përshkak të plagëve të marra, ai ndërroi jetë të dielën.
Opingari ka qenë një nga sportistët e hershëm të Flamurtari Football Club, duke dhënë kontributin e tij për klubin në vitet 1950-1960.
Ai ishte i njohur nga komuniteti sportiv vlonjat me nofkën “Pompeo”. Homazhet do të zhvillohen këtë të hënë në orën 11:00, në Stadiumin “Flamurtari”.












