Shirat e rrëmbyer të rënë gjatë dy ditëve të fundit, veç përmbytjeve të mëdha në zona të ndryshme të vendit, kanë sjell edhe rrëshqitje dherash.
Rrëshqitje dherash ka pasur edhe në hyrje të tunelit në aksin Qukës-Qafë Plloçë. Një automjet është goditur nga masivi i dheut qe rrëshqiti, por fatmirësisht drejtuesi i makinës nuk është lënduar.
Situate kritike raportohet pranë hyrje-daljes së tunelit të këtij aksi, ku prurjet e dherave nga shpatet anësore kanë rrezikuar qarkullimin e mjeteve.
Shqipëria po përballet me reshje intensive dhe përmbytje në disa zona, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe infrastrukturën lokale.
Pamjet me poshte nga vendi i ngjarjes:














