Një person është gjetur pa shenja jete në zonën e Plepave në qytetin e Durrësit, ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e mbytjes.
Sipas njoftimit te Policisë, pas kërkimeve intensive të kryera nga palombarët e RENEA-s, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit A. H., 54 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa.
Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të qytetit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Autoritetet apelojnë për qetësi dhe bashkëpunim nga qytetarët ndërkohë që hetimet janë në zhvillim.












